Skip to content Skip to footer

Terapi Individuale

Terapia individuale është një ndërhyrje e përqëndruar tek personi: shoqërohet nga terapisti drejt një procesi ndryshimi dhe zgjidhjeje të vështirësive psikologjike që lidhen me sferën e sjelljes, emocionet e ndjera, besimet ose mënyrën e të menduarit.

CBT-Terapia Konjitive Biheviorale (Cognitive Behavioral Therapy – CBT) është një përqasje psikoterapeutike e vërtetuar në mënyrë shkencore për efikasitetin e saj në trajtimin e një sërë çrregullimesh psikologjike dhe problematikave emocionale.  CBT-ja bazohet në hipotezën që emocionet dhe sjelljet e njerëzve janë të ndikuara nga mënyra se si ata i interpretojnë situatat dhe jo nga vetë situatat. CBT fokusohet në mënyrën se si mendimet dhe veprimet tona mund të ndikojnë në çrregullimet psikologjike dhe edukon klientët që të përvetësojnë aftësi të tilla, në mënyrë që të bëhet e mundur modifikimi i sjelljeve dhe mendimeve problematike.

Oraret

Nëse mendoni se keni nevojë për një person për të folur, ne jemi këtu:

  • e Hënë – e Premte: 09:00 – 20:00
  • e Shtunë: 09:00 – 20:00
  • e Diel: Mbyllur

Të kërkosh ndihmë ndonjëherë është shumë e vështirë, por nuk ke përse ta bësh këtë i vetëm/e vetme.

Le të flasim!

 

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.