Skip to content Skip to footer

Çfarë Ofrojmë ?

Ne ofrojmë ndihmë profesionale psikologjike dhe psikiatrike për ata që kanë nevojë. Për më tepër rezervo takimin tënd me psikologun apo mjekun psikiatër.

Terapi Individuale

Me seancat individuale me një terapist, ju keni mundësinë të punoni për identifikimin, përballimin dhe kuptimin e shqetësimit tuaj emocional. E disponueshme për klientët 12 vjeç e lart.
Lexo Më Shumë

Terapi Në Çift

Dëshironi të komunikoni më mirë? Pyesni veten pse e keni kaq të vështirë të kuptoni njëri-tjetrin? Ndiheni të pashpresë për marrëdhënien tuaj? Terapia në çift mund të jetë një opsion i mundshëm për të rilidhur modelet e vjetra të komunikimit apo krijuar modele të reja komunikimi.
Lexo Më Shumë

Terapi Ne Grup

Terapia në grup ofron një hapësirë të sigurt dhe konfidenciale për të eksploruar emocionet, për të ndërtuar marrëdhënie dhe për t’u bërë pjesë e një komuniteti. Duke ndarë përvojat me të tjerët që po kalojnë sfida të ngjashme, terapia në grup mund të lehtësojë shërimin, mirëkuptimin dhe rritjen.
Lexo Më Shumë

ABA

Aplikimi i rregullave biheviorale per te ndryshuar sjellje te rendesishme sociale.Sjelljet sociale te rendesishme perfshijne: socializimin, gjuhen, aftesite akademike, jeten e perditshme, kujdesin per veten, punen dhe aktivitete te kohes se lire, te cilat permiresojne eksperiencat jetesore te individit.
Lexo Më Shumë

Konsulta psikiatrike

Mjeku psikiatër ofron trajtim mjekësor (me medikamente) kur ju e keni të nevojshme dhe që lidhen kryesisht me simptomat e çrregullimeve të mëposhtme, si psh. çrregullimi obsesiv- kompulsiv, çrregullimet e humorit, çrregullimet psikotike, çrregullimet e ankthit.

Oraret

Nëse mendoni se keni nevojë për një person për të folur, ne jemi këtu:

  • e Hënë – e Shtunë:         09:00 – 20:00
  • e Diel: Mbyllur

Të kërkosh ndihmë ndonjëherë është shumë e vështirë, por nuk ke përse ta bësh këtë vetëm.

Le të flasim!                                                                  Rezervo takimin tënd me psikolog ose psikiatër.