Çrregullimet e të ngrënit janë çrregullime komplekse të karakterizuara nga një shqetësim i tepruar i njeriut me peshën trupore dhe pamjen e jashtme që çon në sjellje jofunksionale të rrezikshme për jetën si: dieta strikte, stërvitja e tepërt, metodat per provokim të vjellash ose ngrënia e tepërt.
Crregullimet e të ngrënit janë komplekse psikologjike dhe mjekësore, që do të thotë se elementet gjenetike, biologjike, mjedisore dhe faktorët psiko-social luajnë një rol të përbashkët.
Çrregullimet e të ngrënit zakonisht kanë origjinën e tyre në adoleshencë, por shpesh nuk identifikohen në kohë.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, sipas DSM-V i klasifikon çrregullimet e të ngrënit në 3 lloje:
- Anoreksia nervore
- Bulimia nervore
- Çrregullime të tjera të specifikuara të ushqyerjes
Së fundmi, ajo që duhet të kuptojmë është që edhe ky çregullim mund të trajtohet.