Vonesa mendore është një gjendje që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si gjenetikë edhe mjedisor. Gjithashtu, faktorët psikosocial si kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive arsimore luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht te njerëzit me vonesë mendore të lehtë deri në mesatare.
Njerëzit me vonesë mendore klasifikohen në katër kategori sipas IQ:
1-Vonesë mendore e lehtë;
2-Vonesë mendore e moderuar;
3-Vonesë mendore e rëndë;
4-Vonesë mendore e thellë.
Vonesa mendore diagnostikohet nëpërmjet testeve të inteligjencës, i cili konsiston në bërjen e disa pyetjeve, dhe pastaj analizimin e përgjigjeve dhe marrjen e një rezultati, i cili bën dhe ndarjen në kategoritë më lart.
Trashëgimia dhe gjenetika luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këto paaftësi, është e rëndësishme të pyesni anëtarët e familjes nëse kanë vuajtur nga ndonjë paaftësi paraardhëse, ose mendore dhe motorike.