Kush Jemi Ne ?
Klinika Psikologjike dhe Psikiatrike ‘Catharsis’ ofron shërbime të shëndetit mendor me vendodhje në Tiranë. Ekipi i klinikës janë të specializuar në fushat: varësitë nga substancat, alkooli dhe lojërat e fatit, traumat, ankthi, depresioni, çrregullimet e personalitetit, çregullimet e humorit, skizofreninë. Gjithashtu ofrohen shërbime të vlerësimit dhe trajtimit të femijëve me Çrregullime pervazive të zhvillimit (Sp. autizmit, Çrr. Asperger etj.).
Klinika ofron sesione fizikisht në klinikë dhe në distancë (online). Rezervoni konsultën tuaj për të mësuar më shumë.
CATHARSIS është procesi i çlirimit të emocioneve negative. Ky term përdoret për të përcaktuar efektin terapeutik të shprehjes së emocioneve, si dhe çlirimin emocional në momente bllokimi gjatë ndjekjes së terapisë. CATHARSIS vjen nga fjala cathars që do të thotë – e pastër.
Edhe për ne, emri i klinikës lidhet pikërisht me çlirimin emocional që ky proces ka. Është shumë e rëndësishme që gjatë të folurit për ngjarjet tona traumatike të çlirojmë emocionet tona më të brendshme në një hapësirë të sigurt dhe të mbrojtur.
Mimoza Prela
Psikologe KlinikeMimoza Prela është Psikologe Klinike, ka mbaruar Masterin Shkencor në Psikologji Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes.
Gjatë kësaj periudhe ajo është përfshirë nepër trajnime të ndryshme në fushën e psikologjisë. Ka eksperiencë në trajtimin e personave të varur nga alkooli dhe substancat narkotike; persona të prekur nga HIV/AIDS; gra të dhunuara; persona të diagnostikuar me ankth, depresion, bipolaritet, çrregullime të personalitetit, skizofreni e sidomos ka përvojë në rehabilitimin e personave që vuajnë nga Skizofrenia.
Ajo gjithashtu ka formim akademik dhe eksperiencë pune në vlerësimin dhe trajtimin e femijëve me Çrregullime pervazive të zhvillimit (Çrregullimi autik, Çrregullimi Asperger etj.), sindromën Down, prapambetjet mendore etj.
Është e liçensuar pranë Urdhrit të Psikologut Shqipëri.
‘’Duke qenë psikolog gjithmonë mbani mend se për cdo pacient që shikoni, ju mund të jeni i vetmi person në jeten e tij që është i aftë si për ta dëgjuar ashtu edhe për të mbajtur dhimbjen e tij. Nëse kjo nuk është dicka e shenjtë, ateherë, nuk e di se cfarë mund të jetë!’’
Besnik Hoxha
Psikolog KlinikBesnik Hoxha është Psikolog Klinik, ka mbaruar Masterin Shkencor në Psikologjike Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Gjatë kësaj periudhe ai është përfshirë aktivisht në trajnime të ndryshme në fushën e psikologjisë brenda dhe jashtë vendit. Ai ka eksperiencë në trajtimin e personave me varësi nga drogat e ndryshme (kanabis, kokainë, heroinë etj.), lojrat e fatit dhe varësi të tjera, persona të prekur nga HIV/AIDS apo SST-të e tjera, persona të diagnostikuar me ankth, depresion, bipolaritet, çregullime të humorit dhe çregullime të personalitetit.
Është i liçensuar pranë Urdhrit të Psikologut Shqipëri.
Kreshnik Idrizaj
Mjek PsikiatërDr. Kreshnik Idrizaj është mjek psikiatër. Ai ka kryer specializimin 4-vjeçar në spitalin psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Departamenti i Neuroshkencës, Tiranë. Gjatë procesit të specializimit, ka punuar në Urgjencën Psikiatrike. Ai ka marrë pjesë në trajnime profesionale, ne simpoziume dhe ne konferenca, brenda dhe jashtë vendit dhe është autor i disa punimeve shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Psikiatrise Shqiptare. Aktualisht ushtron profesionin e tij ne Spitalin Psikiatrik Elbasan, si dhe punon part time prane Qendres se Rehabilitimit Ditor per probleme te shendetit mendor “Frederik Prenga” ne Tirane, duke ofruar konsulence psikiatrike.