ÇFARË JANË ÇRREGULLIMET E PERSONALITETIT?
- Modele të qëndrueshme, të ngurta e të pa përshtatura të të menduarit, të ndjerit, dhe të sjellit, që shkaktojnë shqetësim subjektiv dhe/ose dëmtim të funksionimit në një ose më shumë prej fushave të rëndësishme të funksionimit.
- Krahasuar me tiparet e personalitetit: çrregullimet e personalitetit janë modele të ndjeri dhe të ndërvepruari me mjedisin dhe njerëzit e tjerë.
- Megjithatë kufijtë mund të jenë jo fort të qartë.
Çrregullim apo tipar i personalitetit?
Shembull: Të jesh i ndërgjegjshëm dhe i vëmendshëm ndaj detajit në doza të vogla është e dobishme (tipar). Në ekstrem të tij ky tipar çon në një vëmendje paralizuese ndaj detajit që e pengon kryerjen e detyrës (çrregullim).
Disa tipare janë të keqpërshtatura në secilin prej ekstremeve te tyre:
- Shumë pak besim te të tjerët: paranoid.
- Shumë besim te të tjerët: naivitet që çon në rënien pre si objekt
përfitimi.
LLOJET E ÇRREGULLIMEVE TË PERSONALITETIT
Grupi A
Personaliteti Paranoid
Personaliteti Skizoid
Personaliteti Skizotipal
Shënjohen nga sjellje eksentrike e papërshtatshme, jo psikotike. Në dukje kanë ngjashmëri me skizofreninë.
Grupi B
Personaliteti Antisocial
Personaliteti Kufitar (Borderline) Personaliteti Histrionik Personaliteti Narcistik
Priren të jenë shumë të fokusuar te vetja, të gatshëm për t’i ekzagjeruar ato që ndodhin rreth tyre. Kanë vështirësi për të mbajtur marrëdhënie të afërta.
Grupi C
Personaliteti Shmangës
Personaliteti i Varur
Personaliteti Obsesiv-Kompulsiv
Janë ankthiozë, të shqetësuar dhe të dëshpëruar.