Skip to content Skip to footer

Çrregullimet e Humorit

Q

Çrregullimi Bipolar

Çrregullimi Bipolar është një nga çrregullimet e trurit që shkakton ndryshime në humorin, energjinë dhe aftësinë e një personi për të funksionuar normalisht. Njerëzit me këtë çrregullim përjetojnë gjendje emocionale intensive që zakonisht ndodhin gjatë periudhave të ndryshme prej disa ditësh deri në javë të tëra, të quajtura episode të humorit. Këto episode të humorit kategorizohen si mani/hipomani ose depresiv. Por, duhet theksuar se njerëzit me çrregullim bipolar kanë gjithashtu periudha të një gjendje humori neutral.

Çrregullimi bipolar përfshin tre gjendje të ndryshme si: Bipolar Tipi I, Bipolar Tipi II dhe Çrregullimi ciklotimik.

Çrregullimi Bipolar Tipi I është një çrregullim maniako-depresiv që mund të ekzistojë me dhe pa episode psikotike. Çrregullimi bipolar I diagnostikohet kur një person përjeton të paktën një episod maniakal. Gjatë këtij episodi maniakal, njerëzit me çrregullim bipolar I përjetojnë një rritje ekstreme të energjisë dhe mund të ndihen që zotërojnë botën ose kanë gjendje të pakëndshme humori.

  • Disa nga simptomat kryesore përfshijnë:
  • Zvogëlim i nevojës për gjumë;
  • Vetëvlerësim në nivele të larta (grandiozitet);
  • Mungesë përqëndrimi;
  • Të folur në mënyrë të shpejtë dhe intensive;
  • Angazhimi në aktivitete me potencial të lartë për pasoja të dhimbshme/të rrezikshme;
  • Rritje të aktivitetit të përditshëm si psh. përfshirja në disa punë ose në disa projekte në të njëjtën kohë.

Çrregullimi Bipolar Tipi II kërkon që një person të ketë të paktën një episod të madh depresiv dhe të paktën një episod hipomanikal. Njerëzit kthehen në funksionimin e tyre të zakonshëm ndërmjet episodeve. Personat me çrregullim bipolar tipi II shpesh kërkojnë trajtim si rezultat i episodit të tyre të parë depresiv, pasi episodet hipomaniakale shpesh ndihen të këndshme dhe madje mund të rrisin performancën në punë, shkollë ose aktivitete të tjera ku  një person është i angazhuar.

  • Simptomat e episodit depresiv madhor:
  • Humbje interesi për aktivitetet që më përpara i pëlqenin;
  • Trishtim i thellë;
  • Ndjenja faji ose/dhe pavlefshmërie;
  • Lodhje;
  • Mendime më të shpeshta për vdekjen ose mendime suicidale;
  • Rritje/ulje oreksi;
  • Të folur të ngadaltë;
  • Vështirësi në përqendrim.
  • Një episod hipomanikal karakterizohet nga simptoma më pak të lehta maniakale që zgjasin vetëm për katër ditë rresht dhe jo më shumë se një javë. Simptomat hipomaniakale nuk çojnë në probleme të funksionimit të përditshëm.

Çrregullimi Ciklotimik është një çrregullim ciklik që shkakton episode të shkurtra të hipomanisë dhe depresionit.

  1. Simptomat:
  2. Përjetojnë për të paktën dy vjet, shumë periudha të simptomave hipomaniakale dhe depresive, por simptomat nuk plotësojnë kriteret për episodin hipomaniakal ose depresiv.
  3. Gjatë periudhës dy-vjeçare, simptomat kanë zgjatur të paktën gjysmën e kohës dhe nuk janë ndalur për më shumë se dy muaj.

Trajtimi

  • Terapi farmakologjike
    • Mjekime me barna antikonvulsivantë
    • Mjekimi me barna antipsikotike
    • Mjekimi me barna antidepresive
  • Psikoterapi
  • Psiko-edukim i pacientit dhe i familjarëve të tij.
  • Vlerësimi dhe diagnostikimi i pacientit bëhet në bazë të ‘Manualit Diagnostikues dhe Statistikor 5 (DSM-5).
Our site uses cookies. Learn more about our use of cookies: cookie policy