Çfarë është PTSD?
Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është një problem i shëndetit mendor që mund të zhvillohet pasi të keni përjetuar ngjarje traumatike. Ky çregullim u njoh për herë të parë te veteranët, pas rikthimit nga vendet e luftës. Kur kaloni ngjarje që ju duket traumatike, është e kuptueshme të përjetoni disa simptoma të PTSD-së si: ndjesia e mpirjes ose vështirësi për të fjetur. Kjo ndonjëherë përshkruhet si një “reagim stresi akut”. Shumë persona zbulojnë se këto simptoma zhduken brenda disa javësh, por nëse simptomat tuaja zgjasin më shumë se një muaj, mund të diagnostikoheni me PTSD.
A ka lloje të ndryshme të PTSD-së?
Nëse ju jepet një diagnozë e PTSD, mund t’ju thuhet se keni PTSD të lehtë, të moderuar ose të rëndë. Kjo shpjegon dhe ndikimin e simptomave tek ju aktualisht.
PTSD mund të përshkruhet ndryshe në disa situata:
PTSD me fillim të vonuar: Nëse simptomat tuaja shfaqen pas më shumë se gjashtë muaj pas përjetimit të traumës, kjo mund të përshkruhet si “PTSD e vonuar” ose “PTSD me fillim të vonuar”.
PTSD komplekse: Nëse keni përjetuar traumë në moshë të re ose ka zgjatur për një kohë të gjatë, mund t’ju jepet një diagnozë e ‘PTSD-së komplekse’.
Trauma e lindjes: PTSD që zhvillohet pas një përvoje traumatike gjatë lindjes njihet gjithashtu si ‘trauma e lindjes’.
Nëse përjetoni disa simptoma të PTSD ndërsa jeni duke mbështetur dikë pranë jush që ka përjetuar traumë, kjo ndonjëherë njihet edhe si: trauma dytësore
Simptomat më të zakonshme të PTSD
Këto janë disa shenja dhe simptoma të zakonshme që mund t’i njihni. Përvoja e secilit është e ndryshme, kështu që ju mund të përjetoni disa, asnjë ose të gjitha këto simptoma.
- flashbacks (ndjenja sikur trauma po ndodh tani);
- mendime ose imazhe ndërhyrëse;
- makthet gjatë natës;
- shqetësime të fortë nga kujtimet reale ose simbolike të traumës;
- ndjesi fizike si dhimbje, djersitje, vjellje ose dridhje;
- vigjilencë të shtuar;
Kjo mund të përfshijë:
- panik kur kujtohet trauma;
- ndjesi mërzitjeje ose ndjesi acarimi;
- vigjilencë ekstreme, e quajtur ndonjëherë edhe ‘hipervigjilencë’.
- gjumë i shqetësuar ose mungesë gjumi;
- nervozizëm ose sjellje agresive;
- veshtirësi për t’u përqendruar – përfshirë detyra të thjeshta ose të përditshme;
- Shmangia e ndjenjave apo kujtimeve;
Kjo mund të përfshijë:
- ndiheni sikur duhet të jeni të zënë duke shmangur çdo gjë që ju kujton traumën;
- ndiheni të paaftë për të kujtuar detaje të asaj që ndodhi;
- ndiheni të mpirë emocionalisht ose të shkëputur nga ndjenjat tuaja;
- ndiheni fizikisht të mpirë ose të shkëputur nga trupi juaj;
- ndiheni të paaftë për të shprehur dashuri duke bërë gjëra që mund të jenë vetë-shkatërruese;
- përdorimi i alkoolit apo drogave për të shmangur kujtimet.
- Besime ose ndjenja të vështira
Kjo mund të përfshijë:
- ndiheni sikur nuk mund t’i besoni askujt;
- ndiheni që asnjë vend nuk është i sigurt;
- ndihenit sikur askush nuk ju kupton;
- fajësoni veten për atë që ndodhi.
Pse PTSD-ja ka efekte fizike?
Kjo ndodh pasi kur ndihemi të stresuar, trupi ynë lëshon hormonet e quajtura kortizol dhe adrenalinë. Kjo është mënyra automatike e trupit për t’u përgatitur për t’iu përgjigjur një kërcënimi, që ndonjëherë quhet përgjigja ‘Lufto – Shmangu – Ngrij’ – ‘Fight – Flight – Freeze’. Studimet kanë treguar se dikush me PTSD do të vazhdojë t’i prodhojë këto hormone edhe kur nuk janë më në rrezik, gjë që mendohet se shpjegon disa simptoma si vigjilenca ekstreme dhe trembja. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë simptoma fizike të ngjashme me simptomat e ankthit, të tilla si dhimbje koke, marramendje, dhimbje gjoksi dhe dhimbje stomaku.
Çfarë janë rikthimet?
Një rikthim është një përvojë e gjallë në të cilën ju rijetoni disa aspekte të një ngjarjeje traumatike ose ndiheni sikur po ndodh pikërisht tani. Kjo ndonjëherë mund të jetë si të shikoni një video të asaj që ndodhi, por rikthimet nuk përfshijnë domosdoshmërisht shikimin e imazheve ose rijetimin e ngjarjeve nga fillimi në fund. Ju mund të përjetoni ndonjë nga të mëposhtmet:
- duke parë imazhe të plota ose të pjesshme të asaj që ndodhi
- duke ndjerë tinguj, aromë ose shije të lidhura me traumën
- përjetime fizike
- Efekte të tjera të PTSD
Nëse jeni duke përjetuar simptoma të PTSD, mund të zbuloni gjithashtu se keni vështirësi me disa aspekte të përditshme të jetës suaj, të tilla si:
- Kujdesi për veten
- Mbajtja e një pune
- Ruajtjen e miqësive ose marrëdhënieve
- Kujtimi i gjërave dhe marrja e vendimeve
- dëshirën juaj seksuale
Çfarë mund të shkaktojë PTSD?
Situatat që ne i gjejmë traumatike mund të ndryshojnë nga personi në person. Ka shumë ngjarje të ndryshme të dëmshme ose kërcënuese për jetën që mund të shkaktojnë që dikush të zhvillojë PTSD. Për shembull:
- duke u përfshirë në një aksident automobilistik
- duke u përdhunuar ose sulmuar seksualisht
- duke qenë abuzuar ose ngacmuar
- rrëmbimi, mbajtja peng ose ndonjë ngjarje në të cilën keni frikë për jetën tuaj
- duke përjetuar dhunë ose duke qënë të panishëm ne akte të dhunshme
- të shohësh njerëz të tjerë të lënduar ose të vrarë
- duke bërë një punë ku shihni ose dëgjoni vazhdimisht gjëra shqetësuese, të tilla si puna në shërbimet e urgjencës apo forcat e armatosura
- të mbijetuarit nga një fatkeqësi natyrore, të tilla si përmbytjet, tërmetet ose pandemie
A janë disa njerëz më të rrezikuar nga PTSD?
Disa faktorë mund t’ju bëjnë më të prekshëm ndaj zhvillimit të PTSD, ose mund t’i bëjnë problemet që përjetoni më të rënda, duke përfshirë:
- duke përjetuar trauma të përsëritura
- lëndimi fizik ose ndjesia e dhimbjes
- duke pasur pak ose aspak mbështetje nga miqtë, familja ose profesionistët
Çfarë është PTSD komplekse?
Çrregullimi kompleks i stresit post-traumatik (PTSD kompleks, ndonjëherë i shkurtuar në c-PTSD ose CPTSD) është një gjendje ku ju përjetoni disa nga simptomat e PTSD-së bashku me disa simptoma shtesë, të tilla si:
- vështirësi në kontrollin e emocioneve tuaja
- ndjenja zemërimi ose mosbesuese ndaj botës
- ndjenja të vazhdueshme të zbrazëtisë ose mungesës së shpresës
- ndjenja pavlefshmërie
- ndjeheni sikur jeni krejtësisht ndryshe nga njerëzit e tjerë
- ndjeheni sikur askush nuk mund ta kuptojë atë që ju ka ndodhur
- shmangia e miqësive dhe marrëdhënieve, ose gjetja e tyre shumë e vështirë
- depersonalizimi ose derealizim
- simptomat fizike, të tilla si dhimbje koke, marramendje, dhimbje gjoksi dhe dhimbje stomaku
Çfarë e shkakton PTSD komplekse?
Llojet e ngjarjeve traumatike që mund të shkaktojnë PTSD komplekse përfshijnë:
- abuzimi, neglizhenca ose braktisja në fëmijëri
- dhuna apo abuzimi i vazhdueshëm në familje
- duke qenë dëshmitarë të vazhdueshëm të dhunës ose abuzimit
- tortura, rrëmbim apo skllavëri
- duke qenë rob lufte
Ju keni më shumë gjasa të zhvilloni PTSD komplekse nëse:
- keni përjetuar trauma në moshë të re
- trauma zgjati për një kohë të gjatë
- ikja ose shpëtimi ishin të pamundura
- keni përjetuar trauma të shumta
Çfarë trajtimesh ka?
Ju mund t’i gjeni të dobishme trajtimet standarde për PTSD, por shumë njerëz me PTSD komplekse kanë nevojë për më shumë mbështetje afatgjatë dhe intensive për t’u rikuperuar. Si pjesë e trajtimit tuaj duhet t’ju ofrohet gjithashtu mbështetje për probleme të tjera që përjetoni, si p.sh depresioni, përdorimi i drogave dhe alkoolit.
Si mund ta ndihmoj veten?
Të jetosh me PTSD mund të ndihet dërrmuese
Rikthimet mund të jenë shumë shqetësuese, por ka gjëra që mund të bëni që mund të ndihmojnë:
- Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj
- Mbani një objekt që ju kujton të tashmen
- Thuaji vetes se jeni të sigurt.
- Qëndroni në një pozicion të rehatshëm
- Mbaj nje ditar
Terapitë
- Terapia konjitive e sjelljes e fokusuar në trauma (TF-CBT). Kjo është një formë e terapisë konjitive të sjelljes (CBT) e përshtatur posaçërisht për PTSD
- Desensibilizimi dhe ripërpunimi i lëvizjes së syve (EMDR).
- Medikamente me recetë nga mjeku specialist.