Skip to content Skip to footer

Terapi Në Grup

Terapia në grup përfshin terapinë me më shumë së një person. Një terapi e tillë është një mjet i fuqishëm kur adresohen nevojat e pjesëmarrësve. Terapia në grup jep siguri dhe zvogëlon përvojën e kërcënimit emocional.  Qëllimet e terapisë së grupit janë: 

  • Inkurajimi i përsonave për të mësuar nëpërmjet përvojave me personat e tjerë 
  • Inkurajimi i ndërveprimeve pozitive sociale dhe bashkëpunimi
  • Ndihmon individët të zhvillojnë besimin 
  • Fuqizimi i një individi për të kontribuar në grup 
  • Eliminimi i pengesave fizike dhe psikologjike ndaj ndërveprimit social 
  • Kuptimi i përfitimeve dhe gëzimi i ndërveprimit.

Nga terapia në grup mund të përfitojnë të gjithë grupmoshat. Terapia e grupit është përdorur me një gamë të gjerë njerëzish që kanë çrregullime duke përfshirë kushtet psikosomatike, aftësitë e ndjeshme (vizuale dhe dëgjimore), dëmtimet neuromuskulare dhe ortopedike, fëmijët me sindromën Down, spektrin e autizmit apo sfida të tjera në zhvillim dhe në të nxënë.

Oraret

Nëse mendoni se keni nevojë për një person për të folur, ne jemi këtu:

  • e Hënë – e Premte: 09:00 – 20:00
  • e Shtunë: 09:00 – 20:00
  • e Diel: Mbyllur

Të kërkosh ndihmë ndonjëherë është shumë e vështirë, por nuk ke përse ta bësh këtë i vetëm/e vetme.

Le të flasim!

 

Rezervoni një takim tani!

Kryeni një rezervim duke plotësuar formularin tonë online.

    Our site uses cookies. Learn more about our use of cookies: cookie policy