Varësia nga substancat është një nga çrregullimet më të shpeshta të kohëve të fundit në vendin tonë, e cila po merr terren të konsiderueshëm dhe po prek dita – ditës fëmijë/të rritur të familjeve nga më të ndryshmet.
Një nga shenjat më dalluese dhe problematike e përdorimit të drogave është kur përdorimi i tyre bëhet pjesë e jetës së përditshme të njeriut. Shqetësimi dhe përpjekja për të siguruar substancën mund të bën që individë të lërë mënjanë aktivitetet e mëparshme që i konsideronte të rëndësishme, ndërsa mënyra se si individi e sheh veten e tij mund të ndryshojë në drejtime joreale dhe të pasakta.
Grupet që personi shoqërohet mund të ndryshojnë dhe marrëdhëniet me anëtarët e familjes bëhen më të largëta dhe/ose shpeshherë konfliktuale. Shenja të tjera përfshijnë përdorimin e shpeshtë ose përdorimin e sasive më të mëdha të një droge të caktuar, ose përdorimin e drogave më të rrezikshme, të tilla si kokaina, amfetaminat/methampfetaminat, LSD ose heroina. Modelet e vazhdueshme të përdorimit të drogës në adoleshencë janë një shenjë se problemet në mjedisin që e rrethon këtë person ekzistojnë dhe duhet të adresohen menjëherë.
Arsyet e zakonshme që të rinjtë abuzojnë me drogat përfshijnë:
Për t’u përshtatur: Shumë adoleshentë përdorin drogë ‘sepse të tjerët e bëjnë atë’-ose ata mendojnë se të tjerët po e përdorin atë-dhe kanë frikë të mos pranohen në një rreth shoqëror që përfshin bashkëmoshatarët që përdorin drogë.
Për tu ndierë mirë: Substancat me të cilat abuzohet ndërveprojnë me neurokiminë e trurit për të prodhuar ndjenja kënaqësie. Intensiteti i kësaj euforie ndryshon nga lloji i substances, mënyra e përdorimit dhe sasia e përdorimit.
Për të ulur shqetësimet: Disa adoleshentë vuajnë nga depresioni, ankthi shoqëror, çrregullime të lidhura me stresin dhe dhimbje fizike. Përdorimi i drogës mund të jetë një përpjekje për të zvogëluar këto ndjenja shqetësimi. Stresi luan veçanërisht një rol të rëndësishëm në fillimin dhe vazhdimin e përdorimit të drogës, si dhe kthimin në përdorimin e drogës (të përsëritur) për ata që janë trajtuar nga varësia.
Për të performuar më mirë: Shoqëria aktuale është shumë konkurruese, në të cilën presioni për të performuar mirë mund të jetë intensiv. Disa adoleshentë mund t’i drejtohen drogave si stimulantët në mënyrë ilegale ose me recetë, sepse ata mendojnë se ato substanca do të përmirësojnë performancën e tyre.
Për të eksperimentuar: Adoleshentët shpesh motivohen të kërkojnë përvoja të reja, veçanërisht ato që ata i perceptojnë si emocionuese.
Shenjat paralajmëruese të përdorimit të drogave tek adoleshentët mund të përfshijnë:
Fizike: Lodhje, ankesa të vazhdueshme në lidhje me shëndetin, sy të kuq dhe të irrituar dhe kollë të qëndrueshme.
Emocionale: ndryshimi i sjelljeve dhe reagimeve emocionale, ndryshimet e papritura të humorit, nervozizmi, sjellja e papërgjegjshme, vetëvlerësimi i ulët, gjykimi i dobët, simptoma depressive dhe mungesa e përgjithshme e interesit në aktivitete të kënaqshme më parë.
Familja: sjellje konfliktuale shmangia e kontaktit me sy, thyerja e rregullave, ose tërheqja nga aktivitete familjare.
Shkolla: ulje e interesit ndaj shkollës, qëndrim negativ, rënie performancës akademike, rritja e mungesave në shkollë të pajustifikuara dhe probleme disiplinore.
Probleme sociale: miq të rinj që janë më pak të interesuar për aktivitetet e përditshme të shtëpisë dhe shkollës, probleme me ligjin dhe ndryshime në stilet e veshjes dhe muzikës.
Përse abuzimi me substanca dhe çrregullimet mendore hasen shpesh sëbashku?
- ¾ e rasteve kanë mbivendosje të vulnerabilitetit gjenetik që sugjeron se faktorë të caktuar gjenetikë mund të predispozojnë edhe çrregullimet mendore edhe varësinë nga substancat, ose të kenë faktorë rreziku më të lartë për çrregullimin dytësor që manifestohet i pari.
- ¾ e rasteve kanë faktorët ambientalë si faktorë të përbashkët të rrezikut. Stresi, trauma (abuzimi fizik ose seksual) dhe ekspozimi i hershëm ndaj drogave janë faktor i shpeshtë rreziku që çojnë drejt adiksionit apo sëmundjes mendore, sidomos kur kanë vulnerabilitet gjenetik.
- ¾ kanë afeksione të ngjashme në disa zona trunore; te të dy rastet (abuzimi me substanca dhe çrregullimet mendore).
- ¾ e abuzuesve me droga dhe me çrreegullime mendore fillojnë në periudhën e adoleshencës, periudhë kur truri pëson ndryshime të hovshme zhvillimi. Ekspozimi i hershëm ndaj abuzimit me substanca mund të zhvillojë ndryshime trunore të cilat rrisin rrezikun për çrregullime mendore. Gjithashtu simptomat e hershme të çrregullimit mendor shtojnë vulnerabilitetin ndaj abuzimit me droga.
Trajtimi më i suksesshëm është trajtimi farmakoterapeutik, që nënkupton ndjekjen me medikamente dhe psikoterapisë me profesionistë të fushës.